Vdes ish-portieri i Real Madridit
Ka ndërruar jetë ish-portieri i Real Madridit, Jose Manuel Ochotorena.
Spanjolli, vdiq në moshën 61-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Ochotorena, kishte luajtur për Real Madridin në vitet 1982-1988, ku kishte fituar dy tituj të La Ligas dhe Kupën e UEFA-s, tashmë e njohur si Europa League.
Ai kishte luajtur edhe për Valencian duke bërë mbi 100 paraqitje për klubin spanjoll si dhe për disa klube të tjera atje.
Ai më pas kishte qenë trajner i portierëve te Valencia, Liverpooli si edhe te Kombëtarja e Spanjës, ku ishte pjesë e stafit të trajnerëve si Rafael Benitez, Unai Emery, Vicente del Bosque, Julen Lopetegui dhe Luis Enrique./IndeksOnline/

