75 Mall Live Search
17:59 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / FR

Vdes në moshën 46-vjeçare ylli i ‘Pokemonit’

Ylli i Pokemon, Rachael Lillis, ka vdekur sot në moshën 46 vjeçare pasi u diagnostikua me kancer .

Lillis ishte më i njohur për zërin e Misty dhe Jessie në produksione duke përfshirë Pokemon: The First Movie dhe Pokemon: Destiny Deoxys.

Vdekja e saj u konfirmua nga shoqja e saj Veronica Taylor, e cila zë Ash Ketchum dhe nënën e tij Delia në tetë sezonet e para të serialit Pokemon.

Në platformwn X, ajo shkroi: ‘Ne të gjithë e njohim Rachael Lillis nga shumë role të mrekullueshme që ajo luajti. Ajo mbushi mëngjeset tona të së shtunës dhe para/pas orëve të shkollës me zërin e saj të bukur, kohën e saj të mrekullueshme komike dhe aftësitë e saj të jashtëzakonshme në aktrim.