18:17 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / S Z

Vdiq Kasandra e Kosovës, kishte kancer…!

Një ari me emrin Kasandra i cili ishte pjesë e Pyllit të Arinjve është gjetur sot pa shenja jete në strufullën e saj.

Kjo është bërë e ditur nga Pylli i Arinjve Prishtina, të cilët në faqen e tyre në Facebook kanë shkruar se Kasandra ishte ariu simbol dhe shumë i veçantë në strehimoren e tyre.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se një tjetër ari nga PYLLI I ARINJVE Prishtina nuk është më me ne.  Kasandra e bukur na ka lënë zemërthyer, pasi e gjetëm papritur të pajetë në strofullin e saj. Kohët e fundit ajo kishte shfaqur shenja shqetësuese. Pas trajtimit nga veterinerët tanë, gjendja e saj fillimisht u përmirësua. Megjithatë, vetëm pak ditë pasi kishte filluar trajtimi, ajo u gjet e pajetë nga kujdestarët e saj. Rezultatet e analizave zbuluan se Kassandra vuante nga kanceri që ishte përhapur në disa organe të brendshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se një tjetër ari nga PYLLI I ARINJVE Prishtina nuk është më me ne.

Kasandra e bukur na ka lënë zemërthyer, pasi e gjetëm papritur të pajetë në strofullin e saj. Kohët e fundit ajo kishte shfaqur shenja shqetësuese. Pas trajtimit nga veterinerët tanë, gjendja e saj fillimisht u përmirësua. Megjithatë, vetëm pak ditë pasi kishte filluar trajtimi, ajo u gjet e pajetë nga kujdestarët e saj. Rezultatet e analizave zbuluan se Kassandra vuante nga kanceri që ishte përhapur në disa organe të brendshme.

Kassandra ishte ariu simbol dhe shumë e veçantë e strehimoren tonë. Ajo ishte ariu i parë që u shpëtua nga FOUR PAWS në Kosovë në mars të vitit 2013, dhe ishte një shembull i qëndrueshmërisë së vërtetë. Edhe pse strehimorja nuk ishte plotësisht e ndërtuar dhe as e gatshme për të pritur ndonjë ari, ne bëmë të pamundurën për ta nxjerrë atë nga kafazi i saj i tmerrshëm sa më shpejt që të ishte e mundur.Kasandra ishte braktisur plotësisht nga pronari i saj i mëparshëm, pasi ai kishte mbyllur restorantin e tij.

Kafazi i saj ishte i vogël dhe nuk ofronte asnjë strehë nga moti i keq. Ajo ushqehej herë pas here nga dashamirët e kafshëve. Një kopje e kafazit të saj u ndërtua dhe sot kur vizitoni strehimoren tonë, mund ta shihni se në çfarë kushtesh kishte jetuar Kassandra për shumë vite.

Kassandra jetoi për 11 vite të lumtura nën kujdesin e mrekullueshëm nga stafi ynë. Ajo njihej si adhuruese e frutave dhe veçanërisht shalqirin. Të gjithë ishim të habitur se si brenda një kohe shumë të shkurtër pas mbërritjes së saj, ajo u transformua krejtësisht; si mendërisht ashtu edhe fizikisht.Që nga viti 2016, Kassandra ndau hapsirën e saj me ariun Vini dhe e pëlqeu çdo moment të kaluar me të. Një nga gjërat e tyre të preferuara ishte noti dhe spërkatjet në pishinën e tyre së bashku, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës.

U prefsh ne paqe Kasandra! Ne ende nuk mund ta besojmë se je larguar, edhe pse në zemrat tona historia dhe trashëgimia yte do të jetojnë përgjithmonë. 🤍