75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / A

Vjedhje si në film në Gjilan, hajnat ndërpresin rrymën dhe thyhen tri shtëpi

Një vjedhje e organizuar, që banorët e përshkruajnë “si në film”, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, në rrugën Qibrije Alidemaj Haziri.

Indeksonline mëson se hajnat kanë ndërprerë energjinë elektrike në lagje dhe më pas kanë hyrë në veprim, duke thyer dhe grabitur tri shtëpi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00–20:00. Pronat e goditura kanë pësuar dëme materiale, ndërsa vlera e pronave të marra dhe dëmeve të shkaktuara bëhet rreth 10,000 euro, sipas vlerësimeve paraprake të banorëve.