08:44 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

Ngiste veturën me afat të skaduar nga 2020-a, policia gjobit një shofer, në Ferizaj

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj dje ka ndaluar shoferin B.S (M/K) i moshës 44 vjeçar,  i cili po drejtonte veturën me afat të skaduar të regjistrimit që nga data 07.08.2020.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:11, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Babush.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 eurosh dhe i ka konfiskuar veturën.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit , ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406″ thuhet në njoftimin e policisë.