Weah drejt rikthimit në Ligue 1, do t’i bashkohet Marseilles

Sulmuesi i Juventusit, Timothy Weah do të bëjë rikthimin e tij në Francë.
Këtë herë ai do t’i bashkohet Marseilles, rivalit të përbetuar të ish-skuadrës së tij, PSG.
Marseille, do të jetë klubi i tij i tretë në Ligue 1, pasi që më parë ishte pjesë e PSG-së dhe ishte bashkëlojtar me Edon Zhegrovën te Lille.
Sipas Fabrizio Romanos, Weah do t’i bashkohet Marseilles në formë huazimi, me obligim të blerjes prej 17 milionë eurove.
Sezonin e kaluar, ai bëri 43 paraqitje ku shënoi 6 gola dhe 5 asistime me “Zonjën e Vjetër”./IndeksOnline/