Xhaferi: Angazhimi ynë shtrihet përtej qytetit, po investojmë në rrugët e fshatrave

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës Krenar Xhaferi, ka thënë se investimet në infrastrukturë shtrihen përtej qytetit, pasi që po investohet në rregullimin dhe ndërtimin e rrugëve në fshatra.
Xhaferi ka thënë se e gjithë kjo ka për qëllim të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke kontribuar në avancimin e veptimtarisë bujqësore në këto mjedise.
“Investimet tona në fshatra janë një detyrim ndaj këtij komuniteti, duke sjellë përfitime afatgjata për banorët dhe rritjen e nivelit të jetesës për ta. Nga projekti, në projekt !”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.
Postimi i plotë i Xhaferit:
Angazhimi ynë shtrihet përtej qytetit, duke përfshirë investimet në rregullimin dhe ndërtimin e rrugëve në fshatra.
Kjo përpjekje ka për qëllim të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke kontribuar në avancimin e veptimtarisë bujqësore në këto mjedise.
Investimet tona në fshatra janë një detyrim ndaj këtij komuniteti, duke sjellë përfitime afatgjata për banorët dhe rritjen e nivelit të jetesës për ta. Nga projekti, në projekt !