11:08 / E Premte, 19 Prill 2024 / S Z

Zeqiri: Referendumi s’do të ketë sukses, qytetarët s’i besojnë më Listës Serbe

Në katër komunat në veri të vendit të dielën e 21 prillit, qytetarët atje do t’i drejtohen kutive për të votuar nëse duan apo jo që t’i largojnë kryetarët aktualë përmes referendumit.

Në lidhje me referendumin që do të mbahet këtë të diel, kryetari i Zubin- Potokut, Izmir Zeqiri, për Klanksova tha se nuk beson që do të ketë sukses.

“Një numër i madh i qytetarëve serbë nuk i besojnë më Listës Serbe dhe nuk do t’i përgjigjen votimeve kështu që kjo ka qenë edhe më parë, qysh prej vitit të kaluar kam besuar se LS-së nuk do t’i përgjigjen”, tha Zeqiri.

Më tej ai foli edhe për thirrjen e Listës Serbe drejtuar qytetarëve serbë, ku tha se kjo parti nuk është e gatshme të ballafaqohet me realitetin, prandaj kalkulon në bojkote.