75 Mall Live Search
17:04 / E Hënë, 26 Gusht 2024 / Gj. Sh

Zhegrova dhuron “show” në stërvitje, shënon gol nga një pozitë e vështirë

Edon Zhegrova e ka nisur për mrekulli sezonin e ri me skuadrën e Lille.

Futbollisti kosovar po kalon në formë shumë të mirë, ku ka shënuar dy gola në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçari në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Slavia Pragës ka dhuruar “shoë” në stërvitjen e Lille.

Zhegrova ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga një pozitë tepër e vështirë, derisa bashkëlojtarët e tij nuk po i besonin syve atë se çfarë panë./IndeksOnline/