Zymer Bytyqi largohet nga skuadra e parë e CSKA Sofjes për shkelje disiplinore

Zymer Bytyqi suspendohet nga klubi i tij, CSKA Sofia.
Lojtari është larguar dhe do të stërvitet me ekipin e dytë pas një shkeljeje disiplinore.
Vendimi është marrë nga trajneri kryesor, Dushan Kerkez, për shkak të një sjelljeje të papranueshme që bie ndesh me rregulloren e brendshme dhe standardet profesionale të klubit.
Klubi bullgar ka theksuar rëndësinë e disiplinës, respektit dhe frymës kolektive, duke shtuar se çdo lojtar duhet t’i qëndrojë besnik këtyre vlerave.
Bytyqi iu bashkua CSKA-së në fillim të vitit 2024 dhe ka zhvilluar 20 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 2 asistime.
Aktualisht pjesë e ekipit bullgar janë edhe mbrojtësi titullar Lumbardh Dellova dhe Kevin Dodaj, i cili u transferua nga Vllaznia.