75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 11 Korrik 2022 / MSH

2.169 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit ka njoftuar se janë 2 mijë e 169 raste aktive me COVID.

Nga 859 testime të djeshme, 285 persona kanë rezultuar pozitiv.

Sipas njoftimit, përqindja e pozitivitetit është 33.17.

Po ashtu, që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 903.606 doza të para.