75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / mp

2 “Audi” të vjedhura në Zvicër trafikohen në Shqipëri, njëri gjendet në “Don Bosko”

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar me inciale A.SH. për trafikim në Shqipëri të dy automjeteve “Audi” të vjedhura në Zvicër. 

38-vjeçari me banim në Zvicër, ishte në vëzhgim nga policia pas informacioneve se ai kishte trafikuar dy makina të vjedhura në Zvicër, me vlerë prej 150 mijë eurosh. 

Njëra nga këto makina, “Audi A8”, u gjet në një parkim në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mjeti u sekuestrua nga policia. Ndërkohë që uniformat blu po punojnë për gjetjen e automjetit tjetër. 

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.