75 Mall Live Search
14:58 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / kutia

2 gola, 3 pikë, Ismet “Baba” se lë Dritën me ikë

Ballkani ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Dritës në fundjavë, shkruan Indeksonline.

Golin e parë për Ballkanin e shënoi Edvin Kuç në minutën e 62-të të ndeshjes me një gjuajtje të fuqishme jashtë zonës.

Rezultatin e dyfishoi Gripshi në minutën e 90+4 të ndeshjes.

Trepça ’89 kishte disa raste por që nuk arritën të konkretizojnë asnjë prej tyre.

Me këtë fitore, Ballkani ka vetëm një pikë më pak se Drita që kryeson me 39 pikë. Trepça ’89 mbetet në vendin e shtatë me 20 pikë aq sa ka edhe Arbëria që u mposht nga Llapi. /IndeksOnline/