23:19 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / MSH

“2 gota”, Nita publikon projektin e parë pas daljes nga BBV

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot këngën e re, duke sjellur kështu projektin e parë që nga dalja prej shtëpisë së BBV.

“2 gota” mban titullin projekti i ri muzikor i Nitës.

Muzika dhe teksti janë bërë nga Nita dhe Bardhi, kurse për ‘beat’-in u kujdes Çelik Lipa.

Kjo këngë ndërkohë u kompletua në studion e SBS Entertainment.

Pjesë e videoklipit është edhe ish-banori i BBVA 2, Shpat Kërleshi, me të cilin Nita sa ishte brenda zbuloi se ka pasur një lidhje të shkurtër.