2 infermiere nga Rahoveci dalin pozitiv, u infektuan në Spitalin e Prizrenit

Kryetari i Rahovecit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dy raste të reja janë konfirmuar me COVID19 në këtë komunë.
Sipas tij bëhet fjalë për dy infermerë, të cilat janë infektuar në Spitalin Regjional të Prizrenit.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë,
Sapo u informova nga IKSHPK, se fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.
Pacientet e infektuara, janë që të dyja infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit, në repartin e hemodializës, të njëjtat këto, burimin e infeksionit e kanë nga ky repart ku aktualisht kanë punuar, ju informoj se gjendja e tyre është stabile, kështu që nuk ka vend për panik, por kujdes të shtuar.
Të dashur qytetarë të komunës së Rahovecit, kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si Shtab i Posaçëm Emergjent për hapat e mëtutjeshëm.
Të infektuarave, ju uroj shërim të shpejtë!
Për çdo veprim do të informoheni me kohë!
Ju lutem të qëndroni në shtëpi!
Bashkë do t’ia dalim!