13:33 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

2 Korriku bën pare si zalli pasi e mposhti Dukagjinin

2 Korriku mposhti Dukagjinin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së parafundit të Ligës së Parë.

Përveç 3 pikëve të fituara, skuadra nga Prishtina ka përfituar edhe materialisht bukur mirë për këtë triumf.

Indeksonline mëson se Besa dhe Vëllaznimi i kanë dhënë premi prej 10.000 euro skuadrës së 2 Korrikut për ta mposhtur skuadrën nga Klina.

Futbollistët dhe stafi paratë i kanë pranuar menjëherë pasi ka përfunduar ndeshja.

Vushtrria ka siguruar plasmanin në Superligë derisa një ndeshje para fundit Besa është e dyta me 58 pikë, Dukagjini e treta me 56 pikë dhe Vëllaznimi në vendin e katërt me 54 pikë. /IndeksOnline/