75 Mall Live Search
15:03 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / G T

2 Korriku deklasohet nga skuadra ukrainase në UEFA Youth League

Skuadra kosovare, 2 Korriku U19 është mposhtur me rezultat të thellë në ndeshjen e parë të play-offit ndaj Dynamo Kyiv U19 me shifrat 5:0.

Qysh në pjesën e parë, skuadra nga Ukraina tregoi potencialin e tyre duke shënuar dy gola me anë të: Osypenko dhe Ponomarenko, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, ekipi ukrainas shënoi edhe tri gola tjerë, me Ponomarenko (2) dhe Andreyko.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/