75 Mall Live Search
14:25 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / G T

2 Korriku luan sonte në “Fadil Vokrri” për UEFA Youth League

Skuadra kosovare në grupmoshat e reja, 2 Korriku U19 sonte luan ndeshjen e raundit të dytë në UEFA Youth League.

Klubi nga Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret ekipin kundërshtar, UC Dublin U19, shkruan Indeksonline

Ndeshja nis nga ora 18:00 dhe është historike për klubin kosovar.

Kujtojmë se asnjë skuadër nga Kosova nuk kishte arritur deri në këtë raund të Youth League dhe kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në këtë kompeticion të talentëve./Indeksonline/