2 Korriku U19 kërkon një tjetër sukses, sot luan ndaj Dynamo Kyiv-it

Skuadra nga Kosova, 2 Korriku U19 sot luan ndeshjen e play-offit ndaj Dynamo Kyiv-it U19.
Nga ora 13:00, skuadra kosovare që po bën historinë në UEFA Youth League zhvillon ndeshjen e parë në stadiumin neutral “Stali Stalowa Wola”, shkruan Indeksonline
2 Korriku U19 ka fituar dy ndeshje në këtë kompeticion, që është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në këto gara.
Klubi kosovar fillimisht eliminoi Bylis-in e Shqipërisë dhe më pas UC Dublin U19./Indeksonline/