2 mijë e 103 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 103 doza të vaksinës anti-Covid.
Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës. Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka treguar ministria.