75 Mall Live Search
13:33 / E Martë, 28 Janar 2025 / mp

“2 mijë € për të të fshirë fotot intime në Tik-Tok”, arrestohen dy të rinjtë që shantazhuan një grua në Gjirokastër

Një grua në Gjirokastër ka denoncuar se dy persona i kanë publikuar foto intime në Tik-Tok dhe e kanë shantazhuar.

Sipas policisë, një 45-vjeçar dhe një 25-vjeçar dy persona kanë kërcënuar nëpërmjet celularit një 40-vjeçare duke i kërkuar 2 mijë euro që të fshinin disa fotot intime të saj nga rrjeti social “Tik-Tok”.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.