75 Mall Live Search
11:40 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

2 persona tentojnë të kontrabandojnë injeksione kundër trashjes së gjakut – arrestohen

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, pasi dyshohet se kanë transportuar në mënyrë ilegale injeksione kundër trashjes së gjakut.

PK bënë të ditur se malli që dyshohet se është nga Maqedonia e Veriut, është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor

Fsh. Bresalc, Gjilan 17.02.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti është ndaluar me automjetin e tij me të cilin ishte duke transportuar në mënyrë ilegale barna ineksione kundër trashjes së gjakut dyshohet nga Maqedonia e veriut. Në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një mashkull tjeter. Malli është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.