75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

2 raste me Covid-19 në Durrës, burri dhe komshia pozitive, gruaja negative

Dy nga gjashtë rastet e infektuara në Durrës janë konstatuar pas paraqitjes në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Personeli ka dyshuar dhe u ka bërë skaner e më pas testin e tamponit disa personave. Dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Burime spitalore bëjnë të ditur se dy personat janë një burrë dhe një grua në moshë të tretë, të cilët po mbahen nën mbikëqyrje për të parë ecurinë e sëmundjes.

Burime për Top Channel mësojnë se burri dhe komshija kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, e ndërsa gruaja negative.

Kujtojmë se, gjatë 24- orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid -19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.

Aktualisht ne shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.