2 rastet e fundit në Drenas/U infektuan nga kontaktet me punëtorë të 2 kompanive në Prishtinë

Janë konfirmuar 96 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, derisa dy raste janë nga Drenasi.
Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci përmes një postimi të bërë në Facebook ka dhënë detaje për të infektuarit.
Ky është postimi i tij:
Qytetarë të nderuar të Drenasit,
Sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam për dy raste me virusin COVID-19 në komunën tonë. Të infektuarit janë nga Tersteniku dhe Verbovci, raste kontakti nga PTK dhe Ujësjellësi Rajonal KRU Prishtina. Pas njoftimit nga IKShP, ne do të ndërmarrim masat e nevojshme që këto raste të vetëizolohen.
Siç keni treguar deri tani disiplinë në zbatim të masave preventive kërkoj nga ju që edhe me tutje t’i respektoni masat e Ministrisë së Shëndetësise dhe rekomandimet e IKShP-së lidhur me pandeminë.
Me kujdes, pa panik!