16:58 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

2 shenjat më të pazakonta të kancerit të gjirit që s’duhen neglizhuar

Krijimi i gungave nën lëkurën e gjoksit, njihet gjerësisht si shenjë e kancerit të gjirit, por për fat të keq kjo mbetet e vetmja shenjë që merret seriozisht në mesin e miliona grave që diagnostikohen me këtë sëmundje. Ndonëse është është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek grate dhe numri është në rritje, sërish ndërgjegjësimi dhe njohja e simptomave të hershme mbetet në nivel të ulët. Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t’i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u ndaluar!

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, simptoma më e zakonshme e kancerit të gjirit është një kokërr, një masë e ngritur mbi lëkure, por dhe simptoma të tjera si acarim të lëkurës, ënjtje, dhimbje, apo sekrecione nga thithka janë shenja paralajmëruese.

M

Dhimbje në thithkat e gjoksit: nëse i ndjeni ato delikate, keni dhimbje të lehta. Ndryshimi në lëkurën e gjoksit: mund të ndodhi që tekstura e lëkurës hollohet ose shihni një ndryshim jashtë normales. Shenja të kuqe që nuk shërohen me kalimin e kohës: mund të mendoni se jeni vrarë diku por kjo shenjë nuk ikën as pas një jave atëherë ka diçka për tu shqetësuar.

Shfaqja e një gropëze në gji

“Gropëza në lëkurë” nuk njihet gjerësisht si shenjë e kancerit të gjirit! Është inflamacioni që krijohet nga qelizat e këqija, ai që bllokon enët limfatike në lëkurë e shkakton edhe gropëzat tek gjiri. Rreth 1-5% e rasteve me kancer gjirit në SHBA janë kancer inflamator, që manifestohen gjithashtu me ënjtje të gjirit, dhimbje, një ndjesi djegieje në gji etj. Gropëzat mund të shfaqen edhe për ndonjë gjendje që nuk ka lidhje me kancerin, si nekroza dhjamore, megjithatë është e rëndësishme që të bëni një kontroll tek mjeku. 

Para pak kohësh ky ka qenë status i një gruaje 37-vjeçare nënë e tre fëmijëve që u shpërnda mijëra herë dhe mori mijëra pëlqime.

Nuk e mendoja kurrë se një gropëz e vogël në gjoks do të ishte shenje e kancerit të gjirit! Isha shumë e qetë, deri në momentin që mora diagnozën në dorë. Kisha lexuar më parë se kokrrat e ngritura ishin ato që lidheshin me kancerin, ndaj se kisha menduar kurrë se kjo gropëz kishte të bënte me atë sëmundje! Mos neglizhoni asnjë ndryshim në pamjen tuaj të jashtme ! Mos mendoni se do të bëheni mjekë duke lexuar në internet ! Bëni kontrollet mjekësore rregullisht, pasi vetëm kapja në kohë e sëmundjeve mund t’ju shpëtojë jetën !!”