18:59 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / OSH

2 shkurti televizionin DTV do ta gjejë në objektin gjigant prej 2500 metra katror

Televizioni ‘DTV’ nga 2 shkurti do të zhvendoset nga objekti ku është aktualisht për t’u vendosur në një tjetër objekt gjigant prej 2500 metra katror.

Studiot ku do të vendosen skenat e reja të emisioneve aktuale dhe atyre të reja që do të nisin nga shkurti e në vazhdimësi të muajve në vijim, do të ndajnë hapësirën e madhe prej mbi 500 metrave katror.

Pronari i televizionit dhe stafi menaxhues duke parë se, DTV është duke shkuar sigurt drejt rrugës për të zënë vend të rëndësishëm në botën mediale të Kosovës, vendosën të krijojnë hapësirë të mjaftueshme për stafin aktual dhe atë që do të vijnë, po ashtu pasurimin e skemës programore për shikuesit besnik që i qëndruan pran me vite të tëra kudo ku ishte prezent si, në platformat televizive dhe rrjetet sociale.

Nga 2 shkurti në skemën e re programore të DTV’së do të ketë risi të shumta si, emision të mëngjesit, debate politike, emisione kulturore edukative, për shëndetësinë, emision për sportin, programe të ndryshme për fëmijë, emisione ku do të mësoni për informacionet ditore, emision për mërgatën, dhe të tjera programe.