2 të vrarë dhe 15 të plagosur, nga të shtënat afër një lokali

Të paktën dy persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën nga të shtënat afër një lokali në Kansas City të Missourit.
Të shtënat ndodhën pak para mesnatës të së dielës, kur një person i armatosur hapi zjarr tek njerëzit të prisnin të hynin në lokal, shkruan Indeksonline.

Policia tha se dy persona u gjetën të vrarë.
Në një postim në Facebook në faqen e atij lokali u tha se ishte një festë për fitoren e shefave të Kansas City, të cilët fituan në Super Bowl.

Besohet se ai që hapi zjarr është një nga të ndjerët, pasi u qëllua nga një roje e sigurisë, sipas Policisë.
Tani 3 persona prej 15 të plagosurve, janë në gjendje kritike./Indeksonline/
