2 vite nga fitorja e Albin Kurtit, ish-kryeministri Hoti kritikon Qeverinë për dialog, ekonomi dhe strategji

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, njëkohësisht deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në një intervistë për IndeksOnline ka komentuar qeverisjen dy-vjeçare të Kurtit.
Sipas tij dështimi i qeverisjes është i lartë dhe të gjitha kauzat më të cilat LVV-ja ka krijuar mbështetje të nevojshme për të marrë pushtetin kanë dështuar plotësisht.
Hoti ndër tjera tha se kapaku i qeverisjes dy-vjeçare të Kurtit është qorrsokaku që kanë krijuar në procesin e dialogut.
“Dështimi është shumë i lartë, kauzat kryesore më të cilat këta kanë krijuar mbështetjen e nevojshme për të marrë pushtetin, besojë se kanë dështuar plotësisht, në të gjitha fushat një nga një. Në atë parullën drejtësi dhe punësim, në të dyja kanë dështuar, janë bëre dy vjet prej që kanë marrë qeverisjen reforma në drejtësi nuk janë askund, disa iniciativa për reforma në drejtësi u kthyen nga komisioni i Venecias sepse ranë në kundërshtim me parimet fondamentale të organizimit të pushteteve në vend. Tek pjesa e ekonomisë dhe punësimit dështimi është katastrofal, nuk ka çfarë të bisedohet faktikisht nuk ka asnjë veprim konkret që nuk benë realizim të programit dhe realizimeve të tyre, sigurisht edhe kriza ekonomike gjatë vitit 2022 e ka bëre të vetën, por nuk asnjë investim të madh signifikant që benë ndryshim në vend. Investimet publike janë përtokë në nivelin më të ulët historikisht që kanë qenë ndonjëherë, nuk ka investime të jashtme të mëdha, të rëndësishme që e nderojnë gjendjen ekonomike në vend. Politika të reja fiskale nuk ka, as që diskutohen, pra debat për ekonomi në këtë qeveri nuk ka fare, konfrontime në komunitetin e bizneseve, konfrontim me sindikatat, është një kaos i terë në menagjimin së ekonomisë. ”, ka thënë Hoti për IndeksOnline.
Deputeti i LDK-së Hoti, foli edhe për paralajmërimin e shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike nga ZRrE-ja, ku theksojë së problemi kryesor në Kosovë është prodhimi i energjisë.
Ai tha se Qeveria që 6 muaj është duke marrë vendime për masa emergjente por që sipas tij nuk ka askund rritje të kapaciteteve për prodhim të energjisë dhe asnjë masë signifikante dhe afatgjate për të luftuar inflacionin, shkruan IndeksOnline.
“Kaos, askush nuk e di se çfarë po behët, në fillim të vitit 2022 u lëshuar për opinion publik raporti i ZRrE-së, ku paralajmërohej rritja e energjisë, madje ndërhyri Qeveria duke i rritur tarifat për qytetarët jo edhe për biznese, janë ndarë dhjetëra miliona për të mbështetur ndërmarrjet në sektorin e energjisë për të importuar energji elektrike tash dilet më një propozim tjetër. Kanë gjashtë muaj që merren me vendime duke u ndërmarrë masa emergjente në energji, është miratuar një strategji e re por askund në atë strategji nuk gjendet fjala për rritje të kapaciteteve për prodhimin e energjisë, krejt çka sheh në këtë strategji janë masa të efecientë thuti qeveria është në OJQ që merret me promovimin e masave të efiçiencës të energjisë që janë të rëndësishme sigurisht, por në fondament problem kryesor tek ne është prodhimi i energjisë”, vijojë ish-kryeministri.
“Më këtë koeficient është bëre një përmirësim ndoshta tek madhësia e koeficientit, por kur është përcaktuar vlera në euro e koeficientit u bë kaos total dhe mendoj që kjo vlerë e koeficientit do të dëmtojë shumë sektorin publik. Kjo vlerë e koeficientit i ka rritë pagat që janë nën 800-700 euro e poshtë, i ka rritë më nga 10-20 apo 50 euro, që është rritje shumë e ulët me krahasuar me inflacionin që ka qenë gjatë vitit 2022, ndërkaq, i ka ulur pagat e larta”, tha ai.
Hoti theksojë se pasojat e këtij koeficientit do të jenë që do të ikin kuadrat nga sektori publik, ekspertët e IT-së, juristët, inxhinieret e ndërtimi e të rrugëve. Sipas tij do të dëmtohet e gjithë cilësia e të punësuarve në sektorin publik.
Ish-kryeministri për fund theksojë se është i bindur që kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës do të jetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai bëri të ditur se LDK-ja është duke punuar fuqishëm.
“Unë jam i bindur që kryeministri i ardhshëm i vendit do të jetë nga LDK-ja, nuk kam asnjë dyshim në këtë. Ne kemi pësuar një rezultate të dobët zgjedhor para dy viteve, por koha po tregon që të gjitha kauzat që ne e kemi mbrojte edhe në ekonomi, shëndetësi edhe në dialogë, kanë qenë kauza fisnike të drejta, por një propagandë e madhe dhe mashtruese ka krijuar një perceptim tjetër në publik apo tek qytetarët dhe ne dy vitet e qeverisjes po shpërfaqën gjithë ato mashtrime. LDK-së është duke iu rikthyer mbështetja fuqishëm, ju ka kthyer qysh në zgjedhjet lokale në nëntor të viti 2021”, përfundoj deputeti Hoti./IndeksOnline/