09:29 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / V R

2 vite nga lansimi i “Phoenix”, Rita ka disa fjalë për albumin e saj më të suksesshëm

Rita Ora është një prej artisteve më të famshme në botë dhe karriera e saj po vazhdon të jetë në ngritje.

Kur është gati për tu bërë një nga këngëtaret më të pasura në Britani, Rita së fundi ka festuar 2 vjetorin e lansimit të albumit “Phoenix” i cili rezultojë të jetë tejet i suksesshëm.

Në disa postime në Instagram nga momentet më të veçanta nga turneu i këtij albumi, 29 vjeçarja ka falënderuar të gjitha ata që e përkrahen, teksa ka kërkuar nga adhuruesit t’i ndajnë me të momentet e preferuar.

“Nuk mund të besoj Phoenix është 2 vjet! Koha po fluturon edhe gjatë pandemisë! Duke festuar me gjithë ju në ditën e lansimit deri tek koncertet në gjithë botën, është kohë që nuk do ta harroj kurrë duke iu falënderuar juve”.

“Më tregoni këngën tuaj të preferuar, kujtimin, koncertet, momentet dhe gjithçka në komente! Ky album është për juve kështu që rritjani zërin”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, Rita prej kohësh ka filluar punën për projekte të reja muzikore që pritet të lansohen së shpejti./Indeksonline/