10:57 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

2-vjeçari kosovar ndez veturën dhe përplaset me betonin, bëhet për spital

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e djeshme në Han të Elezit. Fëmija 2-vjeçar është futur në një veturë, të cilën e ka ndezur dhe mbushur gaz.

Vetura është përplasur me beton në distancën prej 10-15 metrash.

2-vjeçari ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/