2 vjeçarja dërgohet pa shenja jete në Shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, rasti nën hetime

Një 2-vjeçare dje ka ndërruar jetë në Komunën e Skenderaj, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se fëmija është sjell pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Rasti është nën hetime.
“Skenderaj 01.12.2020 – 13:18. Raportohet se një fëmijë i moshës 2-vjeçare i gjinisë femërore është sjell pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/