2 vjeçarja që duket sikur të ishte 50 vjeçare, babai i saj e quan ‘gjyshe’
Vajza 2 vjeçare është personi i vetëm në botë që ka sëmundjen e “Benjamin Button”.

Ilsa Kilpatrick-Screaton ka një sëmundje të veçantë të njohur si mandibuloacral dysplasia, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

2 vjeçarja peshon vetëm 7 kg dhe përdor gjuhën e shenjave.
Sëmundja e saj bën që qelizat të plaken shumë më shpejtë se sa normalja, duke e bërë atë të duket më e vjetër, shumë e vogël dhe tejet e brishtë.

Megjithë problemet e saj shëndetësore, prindërit e saj thonë që ajo është një vajzë e lumtur.

Nëna e Isla është tërhequr nga puna me qëllim që t’i përkushtohet vajzës së saj me sëmundje të rrallë, babai i saj me shumë humor atë e quan “gjyshe”./Indeksonline/