19:51 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

20 artistët shqiptarë me më së shumti ndjekës në Instagram

Instagram është një prej rrjeteve sociale me më së shumti ndikim në botë, prandaj nga përdorimi i tij mund edhe të fitohet, përveç ndjekësve nga kjo media sociale mund të fitohet edhe famë, por edhe të ardhura financiare.

Këtë më së miri dinë të shfrytëzojnë artistët dhe figurat publike të secilës lami në mbarë botën, e më ndryshe nuk është as në vendi tonë, shkruan Indeksonline.

Artistët tanë kanë arritur që të hynë në mesin e personave që kanë miliona ndjekës në Instagram, përveç këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtare si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, më keq nuk janë as artistët vendor.

Në mesin e artistëve shqiptarë më të ndjekur në Instagram bëjnë pjesë Enca, Ledri Vula, Dhurata Dora, Loredana.

Kujtojmë që listës së personave më të ndjekur në Instagram në botë i prinë futbollisti, Cristiano Ronaldo me 186 milionë ndjekës, i pasuar nga Ariana Grande me 165, dhe në vendin e tretë Selena Gomez me 157 milionë.

Më poshtë lista e 20 artistëve më të ndjekur shqiptarë./Indeksonline/