11:16 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

20 bursa nga SHBA për vajzat kosovare në këtë sferë

Sot në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është nënshkruar marrëveshja për bursat e para për shkollim të vajzave në fushën e energjisë. MFK e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv Petrit Selimi dhe presidenti i DMACC Robert Denson, kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të programit të burasve që do të ofrohen nga MFK.

Duke folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje, Presidenti Denson u shpreh: ‘DMACC është krenar për partneritetin e ri me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës.

E kemi ndihmuar Kosovës në të kaluarën, por tani po hapim një kapitull të ri që fokusohet në nevojat e sektorit privat në Kosovë, si dhe krijimin e një gjenerate lideresh në sektorin e energjisë. Ioëa, si lider i kombit në energjinë e ripërtërishme, do ta ndihmoj shtetin e saj motër – Kosovën, në këtë drejtim’.

Donatorë të tjerë si dhe përfaqësues të sektorit privat në Kosovë kanë shprehur interesim për të investuar në këtë fond edukimi duke hapur mundësi për më shumë bursa për vajzat që duan të studiojnë në fushën e energjisë.

‘Sot po hapim një dritare të re të mundësive për vajzat e Kosovës. Me DMACC ne planifikojmë të sigurojmë bursa për vajzat kosovare të interesuara në shkencë, teknologji dhe energji. Plani ynë për tre vitet e ardhshme është të ofrojmë bursa të plota për 20 vajza kosovare për të studiuar në DMAK dhe kolegje të tjera të akredituara, për të marrë njohuri, shkathtësi dhe një përvojë pune shumë të nevojshme për fushën e energjisë të Kosovës.

Mbi 90% e të punësuarve në fushën e energjisë në Kosovë janë burra – ne do ta ndryshojmë këtë realitet përmes një kombinimi projektesh që ofrojnë bursa, praktikë dhe grante biznesi. Jemi të lumtur që DMACC është partneri ynë i parë në këtë udhëtim emocionues.’

Programi i bursave është pjesë e një porgrami të ndërlidhur të energjisë me programin për përfshirje gjinore dhe sociale në MFK. Ky program synon fuqizimin e vajzave dhe grave kosovare në sektorin e energjisë në vend.