20 ditë pas shpalljes së konkursit, ATK njofton për anulim të tij!
Është anuluar konkursi i brendshëm në Agjencinë Tatimore të Kosovës i hapur me datën pesë të këtij muaji.
Konkursi i shpallur ishte për pozitat:
Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Operacioneve
Zv.Drejtor i Përgjithshëm Programe dhe Procedura
Zv.Drejtor i Përgjithshëm Mbështetja për Programe dhe Procedura
Sipas burimeve të Indeksonline ky konkurs ishte vlerësuar si i paligjshëm, ndërsa 20 ditë më vonë është pikërisht drejtori i ATK-së i cili është detyruar të anulojë atë dhe përmes një email-i ka njoftuar zyrtarët përgjegjës për këtë anulim.

Kësisoj pozitat në fjalë për të cilat ishte hapur konkursi vazhdojnë të jenë njësoj, pa bartës të ri.