75 Mall Live Search
18:31 / E Enjte, 05 Mars 2026 / B XH

20 mijë amerikanë janë rikthyer në SHBA nga Lindja e Mesme

Departamenti i Shtetit të SHBA-ve njofton se rreth 20 mijë amerikanë janë rikthyer në vend që nga kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iran më 28 shkurt, raporton Al Jazeera.

Sipas departamentit, disa amerikanë të tjerë janë evakuuar në vende të treta ose janë aktualisht në rrugë për t’u rikthyer në SHBA, pa dhënë shifra të sakta.

Zyrtarët amerikanë po koordinojnë operacione me fluturime charter dhe transport tokësor për qytetarët që duan të largohen nga Lindja e Mesme, dhe këto operacione “do të vazhdojnë të përshkallëzohen”.