20 mijë e 63 udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës brenda pesë ditëve

20 mijë e 63 udhëtarë ishin në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ gjatë ditëve të kaluara, saktësisht nga data 1 deri me datën 5 tetor.
12 mijë e 1 në arritje kurse 8 mijë e 62 të tjerë në shkuarje, transmeton Indeksonline.
Gjithsej vajtje-ardhje të aeroplanëve në katër ditë, pati 146.
Duhet përkujtuar që si pasojë e pandemisë COVID-19, pati shumë anulime të fluturimeve nga vende të ndryshme të botës./Indeksonline/