20 minutat e 19 vjeçarit, Klopp promovon një supertalent

Jurgen Klopp njihet për zbulimin e shumë talentëve të futbollit në botë. Një të tillë duket se shpejt do ta ngris te Liverpooli.
Neco Williams është emri i 19 vjeçarit që mbrëmë ka debutuar në Premierligë.

Mbrojtësi i krahut të djatht ka patur vetëm 20 minuta lojë, por që ka lënë shumë gjurmë.
Një asist fantastik për Salah, dy goditje direkte në portë dhe lëvizje të mahnitshme, ishin vetëm disa nga veprimet e Williams.

Talenti anglez sapo ka mbushur 19 vjet dhe në Angli po e vlerësojnë si një talent të klasit botëror.
Klopp e ka quajtur një djalosh të artë dhe ka thënë se edicionin e ardhshëm Alexander Arnold do ta ketë një konkurrent të fuqishëm në bankën rezervë./Indeksonline/