75 Mall Live Search
15:01 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

20 muaj burgim të akuzuarit F. S. për veprat penale “mashtrim” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”

Gjykata Themelore e Gjilanit ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit F. S. në kohëzgjatje prej njëzet (20) muaj burgim.

I akuzuari, më 07.04.2015, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e ka vënë në lajthim të dëmtuarin H. SH., në atë mënyrë e ka mashtruar, duke i shitur pronën e paluajtshme me numër çertifikate 4 – 2289, e cila pronë nuk evidentohej fare në emrin e tij, por në emër të vëllait të tij A. S.. Kështu që, ka përpiluar kontratën për shitblerjen e palujtshmërisë në shumë prej 143.130,00 euro dhe atë ka arritur të vërtetonte te notarja Liljana Keniq, bazuar në autorizimin e falsifikuar nr. 1989/15

Vlera e kontraktuar midis të akuzuarit dhe të dëmtuarit ka qenë 340.000,00 euro, për të cilën shumë e ka dëmtuar atë.

Me këto veprime i akuzuari F. S., ka kryer veprat penale “mashtrim” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm për dispozitivin e parë të aktakuzës ka shqiptuar dënim prej 18 muaj burgim, ndërsa për dispozitivin e dytë i shqipton dënim prej 3 muaj burgim.

Konform nenit 80 paragrafit 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, të akuzuarit i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje prej 20 muaj burgim.

I dëmtuari për kompensimin e dëmit material, udhëzohet në kontest civil.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.