75 Mall Live Search
11:26 / E Hënë, 16 Janar 2023 / B O

20 nga 88 milionë funtet e Chelseat për Mudrykin do të shkojnë për luftën në Ukrainë

Detajet mahnitëse pas transferimit të Mykhailo Mudryk për 88 milionë funte te Chelsea nga Shaktar Donetsk janë zbuluar nga klubi ukrainas.

Mudryk – i cili ishte supozuar se do t’i bashkohej rivalëve të Londrës, Arsenal – përfundoi lëvizjen e madhe në “Stamford Bridge” të dielën dhe u zbulua si ‘Blue’ gjatë fitores së tyre ndaj Crystal Palace.

Pas lëvizjes, presidenti i Shaktarit, Rinat Akhmetov ka dhënë tani detaje të plota mbi transferimin dhe zbuloi se skuadra e Graham Potter do të luajë kundër Shakhtarit në një miqësore në një ‘Donetsk ukrainas’ si pjesë e marrëveshjes, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë zyrtare në faqen e tyre, Akhmetov shkroi: ‘FC Shakhtar ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare me Chelsea FC dhe kështu futbollisti ukrainas Mykhaylo Mudryk do të vazhdojë karrierën e tij me Blutë në kampionatin më të fortë kombëtar, Premier League angleze”.

“Asnjëherë nuk e kam bërë sekret që ëndrra ime është të fitoj trofe evropianë. Kjo do të thotë që lojtarë si Mudryk duhet të ftohen në klubin tonë, në kampionatin tonë ukrainas, dhe ne duhet të fitojmë trofe evropianë me lojtarë të tillë, në vend që të gëzohemi për ta, edhe kur ata luajnë në klubet më të mira të botës”.

“Fatkeqësisht, tani është e pamundur, pasi Ukraina po lufton luftën e tmerrshme dhe të padrejtë të zhvilluar kundër nesh nga Federata Ruse. Por kam besim se do të fitojmë. Dhe ne do të luajmë një miqësore kundër Chelseat në Donbass Arena në një Donetsk ukrainas”.

Për shkak të luftës në Donbass, Shakhtar nuk ka luajtur në stadium që nga viti 2014. Stadiumi ka mbetur i papërdorur dhe i mbyllur për publikun pasi klubi u detyrua ta lironte atë.

Akhmetov vazhdoi: ‘Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim për të nisur Zemrën e Azovstal, një projekt i krijuar për të ndihmuar mbrojtësit e Mariupolit dhe familjet e ushtarëve të rënë. Veprat e tyre të trimërisë janë të pashembullta në historinë moderne.

“Unë po ndaj 25 milionë dollarë [20.5 milionë funte] sot për të ndihmuar ushtarët tanë, mbrojtësit dhe familjet e tyre. Paratë do të përdoren për të mbuluar nevoja të ndryshme – nga ofrimi i trajtimit mjekësor dhe protetik dhe mbështetja psikologjike deri tek përmbushja e kërkesave specifike”.

“Për të siguruar transparencë, projekti do të ketë një ekip profesional të pavarur që do të jetë në kontakt me mbrojtësit e Azovstal, familjet e tyre, ofruesit e kujdesit dhe vullnetarët”.