09:20 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

20 pacientë me Covid-19 po trajtohet në Spitalin e Pejës, 4 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 4 pacientë nga Covid-19, ndërsa aktualisht janë duke u trajtuar në këtë spital 20 pacientë, prej tyre 4 janë në gjendje më të rëndë.

Raporti i plotë:

4 pacientë janë shëruar nga Covidi-19 gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 11 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

18 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnja, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

173 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 2.471 sosh.

Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 142 shërbime radiologjike dhe prej tyre 90 me rëntgen, 37 me EHO dhe me 15 CT.