09:07 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

20 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

20 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. nga spitali njoftojnë se 12 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 12 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 6 pacientë është në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Ndërsa gjatë vikendit, 606 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 59 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.