75 Mall Live Search
17:39 / E Diele, 16 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

20 pajisje për kriptovaluta sekuestrohen në veri

Një aktivitet i paligjshëm i kripto-minierave u ndalua sot nga Policia e Kosovës në veri, ku u sekuestruan 20 pajisje.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila u shpreh se këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike “siç duan të paraqesin disa”.

“Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, shkroi Rizvanolli në Twitter.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfiskuar të premten 174 pajisje të paligjshme, që janë përdorur për mihjen e kriptovalutave, gjatë një aksioni në Zubin Potok.