75 Mall Live Search
14:29 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

20 persona me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, kjo është gjendja e tyre

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 20 raste me koronavirusin.

Gjendja e pacientëve të prekur me COVID-19 është kështu:

14 raste janë në gjendje stabile, pesë raste në gjendje të rëndë të cilët po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdes intensiv, transmeton Indeksonline.

Në Repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdes intensiv.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Kosovë është 1 mijë e 234./Indeksonline/