75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

20 plumba u shkrepen me kallashnikov në drejtim të policëve, nga hajnat që tentuan të vidhnin para!

Sot rreth orës 05:30, disa persona kanë tentuar ta grabisnin një filial të Bankës Kombëtare Tregtare, në Prishtinë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë janë përballur me personat që kanë tentuar t’i shmangeshin kapjes.

No description available.

Burime të IndeksOnlinet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se janë shkrepur 20 plumba kallashnikovi, në drejtim të policëve që ishin në veturë zyrtare.

No description available.

Ndërkaq, pas kësaj, një zyrtar policor është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, lidhur me rastin po vazhdojnë hetimet. /IndeksOnline/