20:37 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

20 raste të reja me koronavirus, shkon numri i të infektuarve në 165

Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot më 06.04.2020, është i shëruar edhe (1) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24).

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 06.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.093 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 165 raste me 3 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.