15:16 / E Diele, 10 Tetor 2021 / LB

‘20-shi’ i fuqishëm i NISMA-s në Malishevë, merr përkrahjen e qytetarëve për asamble

Vllaznim Krasniqi është kandidat për asamble në komunën e Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

Kandidimi i Krasniqit për asamble është mirëpritur nga qytetarët e kësaj komune, pasi ai njihet si një zë aktiv në jetën publike.

Të rinj e të moshuar, të profesioneve të ndryshme po e mbështesin atë në këtë betejë politike.

Si një ish profesor në Gjimnazin e Malishevës, Krasniqi gëzon mbështetjen edhe të ish nxënësve të tij.

Në takimet me qytetarë të shumtë, ai po zotohet se do të jetë gjithmonë zëri i të gjithëve pa dallim.

Më poshtë biografia e Krasniqit e postuar në llogarinë e tij në Facebook:

Vllaznim Krasniqi, është i lindur më

11.01.1981 në Tërpezë të Ulët të Malishevës.

Vllaznimi filloren e kreu në shkollën “Hilmi Hoti” në Carrallukë, ndërsa atë të mesmen në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Ai shkollimin e lartë e filloi në shkollën e lartë

“Xhevdet Doda” në Prizren, në drejtimin e gjuhës Angleze, ndërkohë që mbaroi fakultetin Bachellor në Prishtinë.

Vllaznimi aktualisht është pranê diplomimit për titullin Master, po në laminë e njëjtë.

Vllaznimi ka një pervojë të jshtëzakonshme në shumë institucione, ato publike, mediale, organizata politike, jo qeveritare, e po ashtu edhe si afarist.

Vllaznimi ani pse i ri në moshë, atij iu besua puna si mësimdhës që nga 2003-ta, duke treguar një zell si mesues në shkollat: “Hilmi Hoti” në Carrallukë, “Imer Krasniqi” në Carrallukë, “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Pas 4 viteve pune në fillore, ai në vitin 2006 fillon punën si mesimdhenes i gjuhes Angleze në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë për 12 vite.

Vllaznimi në 2017 angazhohet si zyrtar për medie në zyrën e Zv. Kryeministrit Fatmir Limaj.

Ai për një kohë, gjatë vitit 2003/04 ka punuar edhe si gazetarë korrespondent në gazetën “Epoka e Re”.

Vllaznimi njihet edhe për aktivitetin e tij vullnetarë, çka per 3 vite ai ishte edhe anëtar e aktivist në Organizatën Rinore ” Qendra e Rinisë” në Malishevë, ku tregoi rezultate të shumta në aktivitet Rinore.

Aktualisht, Vllaznimi po tregon zotësi edhe si afarist, duke menaxhuar suksesshëm biznesin e tij.

Vllaznim Krasniqi, aktivitetin e tij politik e filloi që nga 2010ta, duke u rreshtuar krah Liderit Fatmir Limaj, ndërkohë që në 2014 ai merr detyrën e Kryetarit të Nismës Socialdemokrate nëndega Tërpezë e Ulët për dy mandate.

Vllaznimi në NISMA mban edhe detyrën e zyrtarit për informim në Selinë Qëndrore.

Ajo çka Vllaznimin e bënë të veçant në NISMA, është aktviteti i pa pushueshëm në zhvillimin e  subjektit tonë.

Vllaznimi është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.

Vllaznim Krasniqi, në zgjedhjet e 17 tetorit garon si kandidat pë Asamble Komunale nga NISMA dhe mban nr. 20.

#PërMalishevënUrbane

Ekrem Kastrati.    119 ✅

#VllaznimKrasniqi 20 ✅