20-shi i LDK-së: Nga çdo qytet, çdo fshat e çdo familje po vjen i njëjti mesazh…
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka publikuar një mesazh mobilizues për mbështetësit e tij.
Përmes një postimi në facebook, Manaj ka deklaruar se nga çdo cep i Kosovës po vjen i njëjti mesazh, “kërkesa për drejtim dhe ndryshim të vërtetë”.
“Ky është zëri i Republikës që nuk ndalet kurrë më! Nga çdo qytet, çdo fshat e çdo familje po vjen i njëjti mesazh: Kosova kërkon drejtim dhe ndryshim të vërtetë. Ky është mision për Republikën. Për të ardhmen që nuk guxojmë ta humbim!Në këtë rrugëtim mbaj numrin 20.Për mua, ky numër ka peshën e besimit tuaj, të çdo dore të zgjatur që më shtyu të mos ndalem kurrë.Është përgjegjësi ndaj secilit prej jush që më besoi, më mbështeti dhe më solli deri këtu. Dhe për këtë, do të jem gjithmonë mirënjohës. Përherë do të jemi bashkë!”, ka shkruar Manaj.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 7 qeshorit, Shkëmb Manaj kandidon me numër 20./IndeksOnline/

