75 Mall Live Search
22:23 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

20 të vdekur dhe 70 të plagosur nga shpërthimet në Kabul

Të paktën 20 vetë kanë humbur jetën dhe 70 janë plagosur në dy sulme që kanë ndodhur sot në Kabul.

Siç raportojnë mediat, objektivi i synuar i sulmeve ishte një klub gazetarësh dhe shërbimesh emergjente.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e kryera në lagjen Dast-e-Barçës të Kabulit, ku komuniteti që jeton këtu shumë herë është një objektiv i sulmeve nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.