20 të zhdukur në Shqipëri nga tëmeti vdekjeprurës
Tërmeti fatal i orës 03.54 të mëngjesit të 26 nëntorit 2019 dhe lëkundjet e tjera sizmike që e shoqëruan, kanë shkaktuar vdekjen e 24 personave, kryesisht në moshë të re, përfshirë dhe fëmijë.
Në bazë të raportimeve të qytetarëve rezultojnë dhe 20 persona të zhdukur.
Kërkimet janë ndërprerë në Thumanë të Krujës dhe po vazhdojnë në zona të ndryshme të Durrësit.
Ndërkohë numërohen 650 qytetarë të plagosur në shkallë të ndryshme.
Tërmeti me magnitudën 6.4 ballë të shkallës Rihter dhe intensitet makrosizmik 7 ballë tronditi mbarë shqiptarët duke shkaktuar pasoja të dhimbshme.
Shumë njerëz po e kalojnë natën jashtë pasi i druhen ndonjë tërmeti tjetër.
Emrat e shqiptarëve që u shuan nga tërmeti fatal
Të ndjerët janë:
Diena Meçaj 30 vjeçe, së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare Esiela e cila vdiq pak orë para saj
Isa Abazi, 32 vjeç
Shemsedin Abazi, 36 vjeç (vëllezërit nga Kosova)
Kristian Reçi 24 vjeç (I riu i cili kishte vetëm dy ditë që kishte dalë nga burgu)
Sardi Çuka dhe nëna e tij (nuk dihet identiteti)
Evi Kardashi (Balerina në “Miramare” në Durrës)
Sadete Lala
Emilio Lala
Ilir Lala (i paralizuar, në një familje me Sadeten)
Drita Cakoni (15-vjeçarja që e kërkonte daja e saj me pasaportë në dorë)
Bukurie Leka 70-vjeçe
Ersid Hoxholli 32-vjeç (ra nga ballkoni në Mamurras)
Erisa Cara
Almir Cara
Fatmira Cara
Anthi Cara
Sadajana Cara
Stela Cara
Hasan Cara (Të shtatë viktimat familjarë me njëri-tjetrin)
Bajram Hajdarmataj (Kryekomisari dhe Pedagogu)
Një i ri në Thumanë (ende i paidentifikuar)